Shefi i NATO-s: Lufta nuk është gjë e mirë, por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje

“Lufta nuk është gjë e mirë, por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje”, kështu ka bërë thirrje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Xhens Stoltenberg (Jens Stoltenberg) ndërsa kërkoi Perëndimit të vazhdojë ndihmën e tij ushtarake, humanitare dhe financiare për vendin.
“Këmbëngul se konflikti në Ukrainë është “një luftë rrënimi”, megjithatë, Kievi ka nevojë urgjente për furnizime të mëtejshme të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë municione, pjesë këmbimi dhe mirëmbajtje për sistemet që ushtria ukrainase tashmë ka”, tha Jens Stoltenberg ndërsa vazhdoi “se e shohim se mbrojtja ajrore po shpëton jetë çdo ditë në Ukrainë,” tha ai.
“Nëse duam fundin e luftës, nëse duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, atëherë mbështetja ushtarake për Ukrainën është mënyra e duhur. Ne jemi gati për një afat të gjatë, jo sepse ne jemi në gjendje të parashikojmë saktësisht se sa do të zgjasë kjo luftë, por sepse ne duhet të dërgojmë një mesazh se Presidenti Putin nuk mund të na presë,” tha Stoltenberg.
Jens Stoltenberg ka marrë pjesë në Samitin e OKB-së që po zhvillohet në Nju Jork.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




