Presidencialet në SHBA, Bajden: Flasin për moshën time, por në rrezik është demokracia

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Xho Bajden (o. Joe Biden) ka pranuar se pala kundërshtare po fokusohet qëllimisht te mosha e tij para garës së ardhshme për Shtëpinë e Bardhë, porse ai ka zgjedhur të garojë kundër Donald Trampit (o. Trump) për demokracinë.

Çështjen e moshës ai e trajtoi në një event për mbledhjen e fondeve për fushatë në Nju-Jork.

“Shumë njerëz fokusohen te mosha ime. Këtë e kuptoj, më besoni, dhe e di më mirë se çdokush,” tha Bajden.

Ai shtoi: “Unë po futem në garë ngaqë rrezikojmë demokracinë, sepse në vitin 2024 edhe një herë do të jetë demokracia për votim. Dhe të mos ketë asnjë pikëpyetje: Donald Trampi dhe republikanët e tij janë të vendosur për ta shkatërruar demokracinë amerikane.”

Sondazhet tregojnë se votuesit amerikanë janë të shqetësuar për moshën e presidentit Bajden. Duke qenë 80 vjeç, ai është një ndër presidentët më të vjetër të SHBA-së.

Bajdeni tha se ai nuk do “përkulet” para “diktatorëve”, duke akuzuar Trampin se veproi kështu ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme