Stoltenberg: Bota duhet të përgatitet për një luftë më të gjatë në Ukrainë

Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë pritet të zgjasë dhe nuk do të ketë një fund të shpejtë të saj.
Gjatë një interviste të publikuar nga grupi mediatik gjerman Funke të dielën, ndërsa Kievi vazhdon me kundërsulmin e tij kundër Rusisë, Stoltenberg theksoi se bota duhet të përgatitet për një luftë më të gjatë në Ukrainë.
“Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritej kur fillojnë fillimisht. Prandaj, ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë. Ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë. Por në të njëjtën kohë, ne duhet të pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. Nëse presidenti Putin dhe Rusia heqin armët, do të kemi paqe”, është shprehur Stoltenberg.
Për ambiciet e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, Stoltenberg tha se “nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë përfundimisht në NATO”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




