FOTOT/ Pensilvani, policia arreston pas 14 ditësh ndjekje ditë- natë, vrasësin e arratisur nga burgu

Botë | 3 vite më parë

Një vrasës në arrati u kap të mërkurën nga policia, pasi arriti që për 2 javë tu shmangej qindra kërkuesve. Prangosja e tij ka sjellë lehtësim për banorët e Pensilvanisë juglindore.

Autoritetet përdorën imazhe termike nga avioni për të përcaktuar një vendndodhje të mundshme dhe më pas përdorën forcat tokësore për të kapur të burgosurin e arratisur Danelo Kavalkante (Danelo Cavalcante), tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për Associated Press të mërkurën në kushte anonimiteti.

Policia e Shtetit njoftoi kapjen e Kavalkantes në mediat sociale të mërkurën, pasi kërkimi hyri në ditën e 14-të.

Fundi i kërkimit për Kavalkanten, 34 vjeç, u bë i qartë pak përtej periferive shumë të populluara të Filadelfias, në një zonë me pyje, tokë bujqësore dhe një park qarku. 

Kërkimi i detyroi shkollat që ​​të mbylleshin pikërisht në fillim të vitit akademik. Kavalkante u arratis nga burgu i kontesë Chester në Pensilvaninë juglindore më 31 gusht duke ecur mes dy mureve që ishin të mbuluar me tela brisk. Më pas ai u hodh nga çatia dhe duke u larguar me shpejtësi. 

Ai kishte qenë në pritje të transferimit në burgun shtetëror pasi u dënua disa ditë më parë për vrasjen me thikë të të dashurës së tij, ai gjithashtu kërkohet edhe në lidhje me një tjetër vrasje në Brazil.

AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme