Monopol në treg, SHBA hedh në gjyq gjigandin teknologjik Google

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ngritur një akuzë ndaj Google, pasi dyshojnë se gjigandi teknologjik ka paguar rivalët e tjerë për të mos qenë tëheqës për klientët, e në këtë mënyrë ka mbytyr konkurrencën e mbizotëruar tregun
25 vite pas përplasjes ligjore me Microsoft, SHBA ka ngritur një akuzë motorit më të fuqishëm të kërkimit në Web, Google.
Departamentit amerikan të Drejtësisë do të çojë në sallën e gjyqit për monopol dhe mbytje të konkurrencës gjigandin teknologjik.
Departamentit thotë se kompania pagoi 10 miliardë dollarë që rivalët më të vegjël të mos ishin kurrë tërheqës për përdoruesit.
Ky është edhe procesi i parë për monopol në epokën moderne të internetit dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm për administratën Biden dhe forcën e saj kundër të kompanive të mëdha të teknologjisë.
Ndërkohë, mbrojtja e Google për këtë çështje është e thjesht: Kompania argumenton se tregu i saj i madh nuk është për shkak se ka shkelur ligjin, por për faktin se ka një motor kërkimi të shpejtë dhe efektiv i cili është falas.
Një fitore e mundshme nga gjigandi teknologjik në këtë duel gjyqësor, do të ishte mjaft i rëndësishëm për të gjitha kompanitë e tjera teknologjike, që kanë përfunduar në shenjestrën e antitrustit amerikan. Gjatë kësaj jave, nisja e këtij procesi, do të pasohet nga një tjetër mbledhje me dyer te mbyllura mbi inteligjencën Artificiale në Kongresin amerikan, ku të pranishëm do të jenë Elon Musk i X/Twitter, Mark Zuckerberg i Meta dhe Sundar Pichai i Google.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




