Vdekja e Prigozhin/ Zelenski: E vrau Putin! Nuk ka kompromise me një gënjeshtar

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka komentuar vdekjen e liderit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin.
Në reagim, presidenti ukrainas thekson se ja tregon se çfarë ndodh kur njerëzit bëjnë marrëveshje me liderin rus Vladimir Putin.
Zelensky hodhi poshtë sugjerimet se ishte koha për të negociuar paqen me Kremlinin.
“Kur doni të keni një kompromis ose një dialog me dikë, nuk mund ta bëni këtë me një gënjeshtar”, tha Volodymyr Zelensky.
Ai tha se kur Putin e kuptoi se një pjesë e madhe e shoqërisë e mbështeste Prigozhin, “ai e vrau atë. Por para se të vriste, ai i dha atij premtime, territorin e Bjellorusisë (Bjellorusisë), i dha lokacione të reja, çështjet dhe bizneset e Afrikës, shumë gjëra të ndryshme”, tha Presidenti ukrainas.
Për Zelenskin vdekja dramatike e liderit Uagner, e cila pasoi një rebelim jetëshkurtër që kërcënoi autoritetin e presidentit rus, është një paralajmërim për t’u marrë parasysh./CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




