BE: Të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës

Botë | 3 vite më parë

Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 632 njerëz, tha presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel (Charles Michel).

”Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe shpëtimtarët e përfshirë në operacionin e kërkimit”, shkroi Mishel në X.

”Lajmi për tërmetin ishte i tmerrshëm”, shkroi ai.

“BE është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira”, theksoi Mishel.

Komentet e presidentit të Këshillit Evropian erdhën nga kryeqyteti indian Nju Delhi ku ai po merr pjesë në samitin e G20.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme