Samiti i G20, konsesus për një deklaratë të përbashkët për Ukrainën

Kryeministri indian Narendra Modi njoftoi se liderët e G20 kanë arritur konsensus për të miratuar një deklaratë të përbashkët në samit, por nuk dha detaje në lidhje me të.
“Sapo morëm një lajm të mirë. Falë punës se ekipeve tona dhe bashkëpunimit të të gjithë liderëve, është arritur konsensus për një deklaratë të përbashkët në Ssamitin e G20 në Delhi” tha kryeministri indian.
Deklarata e Modit la të kuptohet se Rusia dhe Perëndimi më në fund kanë rënë dakord për gjuhën e përdorur në deklaratë për të përshkruar luftën në Ukrainë.
Ndërokohë në nisje të takimit në Nju Delhi ( New Delhi) këtë të shtunë Bashkimi Afrikan, i përbërë nga 55 vende, u pranua zyrtarisht si anëtar i përhershëm i G20 pas ftesës së kryeministri india Narendra Modi.
Zgjerimi i G20 vlerësohet si fitore diplomatike për kryeministrin indian Modi, pasi vitin e ardhshëm përballet me zgjedhje të përgjithshme.
Dukshëm ai po e përdor mikpritjen e këtij samiti për të përmirësuar imazhin e tij si lider ndërkombëtar.
Udhëheqësit botërorë duke përfshirë presidentin e SHBA Xho Bajden ( Joe Biden ) janë mbledhur në Delhi, por këtë vit presidenti kinez XiJinping dhe ai rus Vladimir Putin nuk iu bashkuan samitit dyditor të G20. Bajden, dhe aleatët e tij pritet të njoftojnë një plan për një korridor të transportit detar dhe hekurudhor, i cili do ta lidhte Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, plan që pritet ta ndryshojë tregtinë globale.
Gazetar Artur Mata
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




