Stoltenberg: Ukraina po fiton terren në kundërsulmin ndaj Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se Ukraina po fiton terren në kundërsulmin e saj ndaj Rusisë. Duke folur para anëtarëve të Parlamentit Evropian, Stoltenberg tha se mbështetja nga aleatët e NATO-s ndihmoi në nisjen e kundërofensive të Ukrainës, e cila tani ka filluar të japë fryte.
“Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren. Këto janë luftime të rënda, luftime të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ruse. Dhe ata po ecin përpara”, u shpreh Stoltenberg.
Vërejtjet e tij vijnë pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenksi (Volodymyr Zelensky) dërgoi një mesazh të fortë javën e kaluar në lidhje me përparimin e Ukrainës.
“Pavarësisht se çfarë thotë dikush, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne jemi në lëvizje”, shkruan Stoltenberg në rrjetin social X.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas janë optimistë se linja e dytë e fortifikimeve mbrojtëse ruse në frontin jugor mund të jetë më e lehtë për t’u depërtuar se e para.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




