Gjenerali rus Sergei Surovikin ‘rishfaqet’ në Moskë

Botë | 3 vite më parë

Një foto e postuar në internet duket se tregon gjeneralin rus i cili nuk është parë në publik që nga rebelimi i grupit mercenar Wagner në qershor.

Sergei Surovikin thuhet se ka qenë i afërt me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq në një aksident avioni muajin e kaluar. Ka pasur raporte se Gjenerali Surovikin është duke u hetuar për bashkëpunim të mundshëm në kryengritje.

Por një foto që pretendon se tregon ish-komandantin rus në Ukrainë është publikuar në rrjetet sociale.

“Gjenerali Sergei Surovikin është jashtë. I gjallë, i shëndetshëm, në shtëpi, me familjen e tij, në Moskë. Foto e bërë sot“, shkroi gazetarja e medias ruse Ksenia Sobchak në një mbishkrim mbi foton në Telegram.

Mercenarët e Wagner-it tentuan një rebelim të shkurtër më 23 dhe 24 qershor, duke kërcënuar se do të marshonin drejt Moskës.

Gjenerali Surovikin ishte parë për herë të fundit në publik në një video gjatë rebelimit duke u kërkuar forcave Wagner që të ndalonin veprimet e tyre.

Raportet e mediave ditë më vonë thanë se ai ishte arrestuar, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për vendndodhjen e tij. Gjenerali u vu në krye të forcave ruse në Ukrainë në tetor, por u hoq tre muaj më vonë.

Ai fitoi një reputacion për brutalitetin gjatë operacioneve ruse në Siri, ku u bë i njohur si “Gjenerali Armagedon”./BBC/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme