Tragjedi në Itali, treni i linjës Torino–Milano përplas punëtorët e hekurudhës, vdesin 5 persona

Treni i linjës Torino–Milano ka përplasur për vdekje 5 punëtorë të cilët po punonin për mirëmbajtjen e hekurudhës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në stacionin hekurudhor të Brandizzo.
Mediet italiane raportojnë se treni po udhëtonte me shpejtësi 160 kilometra në orë në momentin që mori para qindra metra punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës, ndërsa dy të tjerë mundën të shpëtojnë.
Autoriteti hekurudhor tha se treni me njëmbëdhjetë vagonë po lëvizte pa pasagjerë brenda në drejtim të Torinos. Deri në orën pesë të mëngjesit, binari i parë i linjës mbeti i bllokuar, ndërsa hetuesit punuan për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Udhëtimi me trenin e parë të orës 05:20, i linjës Chivasso–Pinerolo, gjithashtu u pezullua për shkak të aksidentit fatal.
Mediet raportojnë se pesë viktimat janë shtetas italianë të moshave 22 deri 52 vjeç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




