Administrata e Biden lëshon 34 000 viza për afganët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar rreth 34 000 Viza Speciale Emigracioni (SIV) për afganët që kanë rrezikuar jetën e tyre duke punuar me agjenci të ndryshme amerikane që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në vitin 2021, thanë zyrtarët e ambasadës.
Diplomatët amerikanë në mbarë botën kanë përpunuar aplikimet për viza afgane, sipas ambasadës amerikane në Afganistan, e cila tani operon nga Katari në vend të Kabulit.
“Ne nuk do të ndalemi”, tha ambasada.
SHBA-ja evakuoi dhjetëra mijëra afganë gjatë tërheqjes kaotike të forcave ushtarake amerikane nga Afganistani në gusht 2021.
Mijëra afganë po kërkojnë dëshpërimisht mënyra për t’i shpëtuar trazirave dhe varfërisë, duke shpresuar të arrijnë përfundimisht në SHBA ose në një vend tjetër perëndimor.
Sunduesit talebanë kanë imponuar një sërë politikash strikte fondamentaliste, duke përfshirë ndalimin e arsimit përtej shkollës fillore për vajzat dhe gratë.
Shumë afganë po jetojnë në kushte të vështira në vendet fqinje si Irani apo Pakistani teksa presin vendimet për aplikimet për viza.
Shifrat e publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit tregojnë se më shumë se 152 000 shtetas afganë kanë aplikuar për SIV.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




