Foto e skedimit të Trump, Biden: Djalë i pashëm, djalë i mrekullueshëm

“Djalë i pashëm, djalë i mrekullueshëm”, kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e skedimit të paraardhësit të tij Donald Trump që bëri xhiron e rrjetit.
Të enjten, ish presidenti Trump u paraqit në burgun e kontesë Fulton në Georgia, ku ndenji 20 minuta, u skedua dhe iu desh të paguante një shumë garancie prej 200 mijë dollarësh në mënyrë që të procedohej në gjendje të lirë në pritje të gjyqit.
Ndaj tij janë ngritur zyrtarisht akuza për komplot me synim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 2020 po në Georgia.
Biden që aktualisht po pushon pranë Liqenit Tahoe të Kalifornisë, gjithashtu komentoi për debatin presidencial ku republikanët që synojnë të nominohen si kandidatin që do të përballet me demokratët për Shtëpinë e Bardhë, u përballën me njëri tjetrin. “Nuk mbaj mend që ndonjë prej tyre të ketë adresuar ndonjë cështje. Dua të them, floën shumë por si do të merren me rritjen ekonomike?” tha Biden, i cili gjatë debatit të republikanve u kritikua rëndë për mënyrën se si po manaxhon ekonominë e vendit.
Trump ndërkohë nuk merr pjesë në debate, pasi argumenton se është në krye të sondazheve, dhe nuk ka nevojë të përballet me rivalët e tjerë brenda partisë.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




