Shërbimi sekret amerikan: Shpërthimi që rrëzoi avionin e shefit të Wagner ishte i qëllimshëm

Botë | 3 vite më parë

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane ka zbuluar se rrëzimi i avionit që supozohet të ketë vrarë liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, është shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim. Kjo u bë e ditur nga zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë.

Një nga zyrtarët, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte dhe foli në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi është në përputhje me “historinë e gjatë të presidentit rus Vladimir Putin në përpjekjet për tu mbyllur gojën kritikëve të tij”.

Zyrtarët nuk dhanë asnjë detaj se çfarë e shkaktoi shpërthimin që besohet se vrau Prigozhin dhe disa nga oficerë të tij për t’u hakmarrë për një kryengritje që sfidoi autoritetin e liderit rus.

Detajet e vlerësimit të SHBA dolën në sipërfaqe ndërsa Putin shprehu ngushëllimet e tij të enjten për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhin. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Themeluesi i kompanisë ushtarake Wagner dhe gjashtë pasagjerë të tjerë ishin në një avion privat që u rrëzua të mërkurën menjëherë pas nisjes nga Moska me një ekuipazh prej tre personash, sipas autoritetit rus të aviacionit civil. 

Ekipet e shpëtimit gjetën 10 trupa. Mediat ruse cituan burime anonime në Wagner që thanë se Prigozhin kishte vdekur. Por nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.

Presidenti Joe Biden, duke folur para gazetarëve të mërkurën, tha se ai besonte se Putin ishte pas rrëzimit, megjithëse ai pranoi se ai nuk kishte, në atë kohë, informacion të fortë që verifikonte besimin e tij.

“Nuk e di për faktin se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar”,- tha Biden. “Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi, dhe që Putini nuk qëndron pas. Por unë nuk di mjaftueshëm për të pasur një përgjigje.”

Nëse konfirmohen vdekjet, rrëzimi do të ishte goditja më e rëndë që grupi ka pësuar ndonjëherë për udhëheqjen e tij.  Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme