OKB dënon sulmet ndaj civilëve në konfliktin në Ukrainë

Botë | 3 vite më parë

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar sulmet e shënjestruara ndaj civilëve në konfliktin në Ukrainë, shkruan ATSH.

“Në javët e fundit, dhjetëra civilë janë vrarë në sulme”, tha e dërguara e OKB-së për çështjet politike, Rosemary DiCarlo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të enjten në Nju Jork.

“Në disa raste, sulmet e njëpasnjëshme ose të dyfishta kanë vrarë dhe plagosur jo vetëm banorët civilë, por edhe punonjës të ekipit të reagimit te shpejtë që nxituan për të ndihmuar”, shtoi Di Carlo.

“Këto sulme të tmerrshme kundër civilëve dhe infrastrukturës civile janë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ato janë të papranueshme dhe duhet të dënohen ashpër”, shtoi ajo.

Sulmet me “goditje të dyfishtë” janë një taktikë lufte që synon të vrasë punonjësit e ndihmës që afrohen dhe civilët pas një bombardimi fillestar. Për ta bërë këtë, objektivi që tashmë është goditur, për shembull një ndërtesë, shënjestrohet sërish pak më vonë.

( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme