Ishulli i qetësisë, aty ku makinat janë të ndaluara dhe lëvizja e njerëzve bëhet me kuaj

Hidra, është ishulli grek i konsideruar edhe si ishulli i qetësisë, për mënyrën e veçantë të transportit që ofron. Në këtë ishull mjetet me motor janë të ndaluara dhe qarkullimi i njerëzve bëhet me kuaj.
Vendasit i kanë rezistuar zhurmës së borive, duke përqafuar tingullin ritmik të thundrave të kuajve.
Ndalimi i mjeteve të motorizuara (përveç kamionëve të zjarrit dhe mbeturinave dhe ambulancave) parashikohet në legjislacionin vendas.
Dhe ashtu si ishujt e tjerë në detin Egje, Hidra ka rrugë të bardha, ajër të mbushur me jasemin dhe pamje befasuese të ujërave blu vezulluese përreth tij.
Popullsia e ishullit grek prej rreth 2500 banorësh qarkullon duke përdorur mushka, gomarë dhe kuaj të vegjël.
Duke zbritur nga trageti dhe në Portin e Hidrës, në zemër të ishullit, vizitorët takohen me kuaj të vegjël që ecin me hijeshi nëpër rrugët me kalldrëm dhe duke u dhënë atyre një shije të ritmit të pangutur të ishullit.
Gjatë shekujve 18 dhe 19, Hidra lulëzoi si një qendër detare plot lëvizje. Por me ardhjen e shekullit të 20-të, duke sjellë transportin me motor në pjesën tjetër të Greqisë, rrugët e ngushta dhe të pjerrëta të ishullit, së bashku me terrenin shkëmbor, i bënë makinat jopraktike për t’u qarkulluar.
Dhe kështu banorët u kapën pas transportit të kuajve, i cili mund të përshkonte peizazhin e thyer në mënyrë më efikase.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




