Vrau 7 foshnje dhe tentoi vrasjen e 6 të tjerëve, dënohet me burgim të përjetshëm infermierja britanike

Botë | 3 vite më parë

Infermierja britanike, Lucy Letby është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit e burgim të përjetshëm. Letby akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave dhe tentativën e vrasjeve së 6 foshnjeve të tjera në spitalin në Mbretërinë e Bashkuar ku ajo punonte.

Letby refuzoi të paraqitej në bankën e të akuzuarve, duke nxitur thirrjet për ndryshimin e ligjeve në mënyrë që të pandehurit të marrin pjesë në seancat e tyre të dënimit.

Ajo u shpall fajtore të premten nga një juri, në një çështje që tmerroi vendin dhe e bëri atë vrasësen seriale të fëmijëve.

Duke shpjeguar pse vendosi që Letby ta kalonte pjesën tjetër të jetës së saj në burg, gjykatësi James Goss tha se “Kjo ishte një fushatë mizore, e llogaritur dhe cinike e vrasjes së fëmijëve që përfshinte fëmijët më të vegjël dhe më të cenueshëm. Kishte një keqdashje të thellë në kufi me sadizmin. Gjatë rrjedhës së këtij gjyqi ju keni mohuar ftohtë çdo përgjegjësi për keqbërjen tuaj. Nuk ke pendim. Nuk ka faktorë lehtësues”.

Letby vrau foshnjat e porsalindura duke u injektuar ajër në gjakun, stomakun e tyre, duke i sulmuar fizikisht dhe duke i helmuar me insulinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme