Takim historik mes Biden, Suk-yeol dhe Kishidas

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara, por edhe Kina kanë arritur atë që shumë e konsideronin të pamundur, një takim historik mes presidentit amerikan Joe Biden, atij korano jugor Yoon Suk-yeol  dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida. 

Biden mbajti të premten takimin e parë mes tre vendeve. Korea e Jugut dhe Japonia janë vende fqinjë, por edhe aleatë të vjetër të SHBA-së. Por asnjëherë vende mike. 

Megjithatë, rritja e ndikimit të Kinës në Azinë lindore ka rizgjuar interesin amerikan për atë rajon, çka mblodhi bashkë udhëheqësit e dy vendeve që për dekada të tëra janë munduar të tejkalojnë problemet mes tyre që kanë lidhje me të shkuarën historike. 

Në një deklaratë të përbashkët, tre liderët u shprehën se ishin kundër sjellës agressive dhe të rrezikshme të Pekinit në lidhje me mosmarrëveshejt detare në Detin e Kinës Jugore dhe atë Lindore, ndërsa bënë të ditur se kishin rënë dakord të mbanin stërvitje të përbashkëta, të këshilloheshin me njëri tjetrit, të këmbenin të dhëna për Korenë e Veriut dhe të mbanin çdo vit samite.  

Gjatë muajve të fundit, Kishida dhe Yoon kanë ndërmarrë tentativa për të zgjidhur armiqësitë mes tyre dhe fuqizuar lidhjet me Uashingtonin. Një aleancë që dikur ishte e pakonceptueshme tashmë u bë realitet falë shqetësimeve të përbashkëta, më i madhi i të cilëve është Kina. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme