Lufta/ Rusia godet Zaporizhzhian, të paktën 1 i vrarë dhe 9 të plagosur

Rusia vazhdoi edhe këtë të enjte sulmet e saj në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, duke vrarë 1 person dhe duke goditur infrastrukturën civile, sipas autoriteteve.
“Të paktën një person është vrarë dhe të paktën nëntë janë plagosur , tha , Anatolii Kurtev, sekretari i Këshillit Bashkiak të Zaporizhzhia.
“Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë pasi u godit”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram . “Të gjitha shërbimet janë në vendngjarje. Ata po punojnë dhe po shpëtojnë njerëzit. Terrori rus në mënyrë të pashmangshme do të humbasë”, tha ai.
Raketat goditën hotelin Reikartz në Zaporizhzhia, sipas zyrës lokale të shtypit ushtarak, raporton CNN.
Një ditë më parë, dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën nga një sulm rus në qytet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




