Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska, Polonia shtojnë forcat në kufi

Botë | 3 vite më parë

Rusia ka njoftuar se do të përforcojë kufijtë e vet perëndimorë, pasi pret që NATO-ja të sjellë më shumë forca dhe armatime në Finlandën e anëtarësuar rishtas afër saj.

Polonia njoftoi gjatë ditës se edhe ajo do të dërgojë 2 mijë trupa të tjera në kufi me Bjellorusinë në mbështetje të rojave kufitarë.

Ministria polake e Mbrojtjes ka dërguar më parë mbi 1 mijë trupa përgjatë 250 miljeve kufitare.

Vendi është i shqetësuar nga prania e grupit mercenar Wagner brenda Bjellorusisë.

Wagner mësohet se ka kryer stërvitje në një kamp të Brestit, qytet i madh bjellorus ngjitur me kufirin polak, edhe pse OKB dhe Shtëpia e Bardhë thonë se nuk ka shenja që Wagner paraqet rrezik real për Poloninë. 

Ndërkohë, dhjetëra tanke gjermane të përdorura, Leopard-1, që dikur i përkisnin Belgjikës, do i dërgohen Ukrainës për t’u kundërpërgjigjur në fushën e betejës.

Zv.ministrja e Brendshme ukrainase, Hanna Maliar, deklaroi se situata në lindje të vendit mbetet “komplekse” dhe se të dyja palët, rusët e ukrainasit, fitojnë e humbasin terrenin e fituar në çdo orë të ditës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme