Zjarret “djegin” ishullin Maui, njerëzit hidhen në oqean për t’i shpëtuar flakëve

Zjarre të mëdha kanë përfshirë ishullin Maui, pjesë e arkipelagut të Ha Hawait, ku mijëra persona janë evakuuar. Flakët kanë djegur me qindra banesa, ndërsa njerëzit janë hedhur edhe në oqean për t’i shpëtuar rrezikut.
Erërat e lidhura me uraganin e fuqishëm të kategorisë 4, “Dora”, i cili po kalon qindra milje në jug të Hawait, po favorizojnë flakët që po përhapen kudo mbi ishull.
Guvernatori i Hawait, Sylvia Luke i quajti zjarret “të paprecedentë” dhe tha se shteti po përballet me sfida të rënda për të luftuar flakët.
“Kur merremi me uragane dhe fatkeqësi pas uraganit, zakonisht kemi të bëjmë me shi të dendur, kemi të bëjmë me përmbytje. Fakti që kemi zjarre në zona të shumta si pasojë e tërthortë nga një uragan është i paprecedentë, diçka që banorët e Hawait dhe shteti nuk e kanë përjetuar”, tha ai.
Spitalet në ishull janë të mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz të asfiksuar nga thithja e tymit, tha Luke, duke shtuar se kujdesi për të lënduarit në zjarret është penguar nga vështirësia e transportimit të pacientëve në objekte të tjera.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu të komunikojnë në zonat e prekura, por sistemet e komunikimit kanë rënë për shkak se flakët kanë djegur linjat.
“Shërbimi celular nuk funksionon. Shërbimi telefonik nuk funksionon. Kjo ka qenë pjesë e problemit. Qarku Maui nuk ka qenë në gjendje të komunikojë me banorët në anën perëndimore, anën Lahaina“, tha Luke.
Telefonat satelitorë kanë qenë mënyra e vetme e për të kontaktuar me banorët./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




