Grushti shtetit në Niger, Blinken: Wagner po përfiton nga paqëndrueshmëria

Grupi mercenar i Rusisë, Wagner po “përfiton” nga paqëndrueshmëria në Niger, ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Vendi është qeverisur nga një junta pas rrëzimit të presidentit Mohamed Bazoum gati dy javë më parë. Ka pasur sugjerime që krerët e grushtit të shtetit kanë kërkuar ndihmë nga Wagner, i cili dihet se është i pranishëm në Mali, shteti fqinj.
Blinken tha se ai nuk mendonte se Rusia ose Wagner nxitën grushtin e shtetit të Nigerit. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-të ishin të shqetësuara se grupi mund të shfaqej në pjesë të rajonit të Sahelit.
“Unë mendoj se ajo që ndodhi dhe ajo që vazhdon të ndodhë në Niger nuk ishte nxitur nga Rusia apo nga Wagner, porata u përpoqën të përfitonin prej saj. Çdo vend ku ky grup Wagner ka shkuar, vdekja, shkatërrimi dhe shfrytëzimi kanë pasuar”, tha Blinken.
Wagner besohet të ketë mijëra luftëtarë në vende duke përfshirë Republikën Qendrore të Afrikës (CAR) dhe Mali, ku ka interesa fitimprurës biznesi, por gjithashtu forcon marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike të Rusisë.
Luftëtarët e grupit janë akuzuar për shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut në disa vende afrikane. Pavarësisht kësaj, ka pasur spekulime se ushtria e Nigerit i ka kërkuar Wagner-it ndihmë pasi vendi përballet me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




