“Luna-25 bëhet gati”/ Pas 47 vitesh Rusia do të nisë një tjetër anije kozmike në Hënë

Botë | 3 vite më parë

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos ka njoftuar se do të nisë këtë të premte (11 gusht) një anije kozmike për në hënë, e para anije pas 47 vitesh nga misioni i fundit.

“Nisja e Luna-25 do të bëhet më 11 gusht në orën 02:10:57, tha Roscosmos në një deklaratë, në një kohë kur fuqitë botërore si SHBA dhe Kina kanë shumëfishuar misionet për zbarkimin në Hënë.

Rusia do të evakuojë një fshat në lindje të saj më 11 gusht si pjesë e nisjes së misionit të parë në gati gjysmë shekulli, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve Reuters.

Nisja e Luna-25 – e para e Rusisë që nga viti 1976  do të bëhet rreth 5,550 kilometra në lindje të Moskës, sipas agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos.

Gazetar: Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme