Moska sulmon me raketa qytetin Pokrovsk, vriten tetë persona, 31 të plagosur

Tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit raketor rus në Pokrovsk.
Guvernatori rajonal bëri me dije se dy sulme me raketa goditën qytetin lindor të Ukrainës, duke përfshirë një ndërtesë banimi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi pamjet e një ndërtese pesë-katëshe, kati i fundit i së cilës ishte shkatërruar nga sulmi raketor, ndërsa bëri me dije se operacionet e shpëtimit po vijojnë.
Raketa e dytë goditi qytetin 40 minuta pas të parës. Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës u shpreh se nga sulmi rus, 31 persona ishin plagosur, mes të cilëve 19 oficerë policie, dhe fëmijë.
Pokrovsk shtrihet 70 kilometra (43 milje) në veri-perëndim të qytetit të Donetsk, i mbajtur nga Rusia, dhe 50 kilometra (30 milje) nga vija e frontit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




