Dyluftimi Musk-Zuckerberg do transmetohet në platformën X, të ardhurat shkojnë për bamirësi

Dyluftimi mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do të transmetohet në rrjetin social X. Lajmi është bërë me dije nga multimiliarderi Musk, i cili hodhi poshtë zërat për anulimin e ndeshjes në kafaz, me drejtorin eksekutiv të Meta-s.
Të ardhurat e fituara nga ndeshja Musk-Zucerberg, do të shkojnë për bamirësi për veteranët.
Musk tha se ai po ngrinte pesha me qëllim përgatitjen për “luftën”, sikurse e cilësoi ai dyluftimin me Zucerberg.
“Lufta Zuck v Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në X. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për veteranët”, tha Musk në një postim në X të dielën, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në muajin qershor, dy miliarderët e Big Tech me sa duket ranë dakord të merrnin pjesë në një luftë në kafaz. Aksionet për luftën e mundshme u ngritën muajin e kaluar kur Meta e Zuckerberg lançoi një konkurrent të ri në Twitter të quajtur Threads.
Zuckerberg, duke u përgjigjur në aplikacionin e tij të mediave sociale Threads, tha të dielën vonë: “Unë jam gati sot. Unë sugjerova 26 gushtin, por ai nuk e ka konfirmuar”. Ai gjithashtu sugjeroi që të përdorin një “platformë më të besueshme” për mbledhjen e parave për bamirësinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




