Japonia e konsideron Kinën sfidën më të madhe strategjike

Botë | 3 vite më parë

Japonia e sheh ambicien në rritje të Kinës për pushtet si “sfidën e saj më të madhe strategjike”, sipas një dokumenti mbi mbrojtjen, i miratuar të premten nga qeveria e kryeministrit japonez Fumio Kishida, shkruan ATSH.

”Japonia duhet t’i përgjigjet kësaj me bashkëpunim me fuqinë e saj mbrojtëse, SHBA dhe vendet e tjera me të cilët ndan të njëjtin mendim”, shkruhet në dokument.

Ai pason një ndryshim në strategjinë e sigurisë së Japonisë, të zbatuar në dhjetor.

Në një largim nga doktrina e saj e sigurisë deri tani, ekskluzivisht e orientuar drejt mbrojtjes, Japonia dëshiron të vendosë veten në një pozicion për të eliminuar pozicionet e raketave armike.

Si rezultat, shpenzimet për forcat e saj të armatosura duhet të rriten masivisht.

Strategjia e re e mbrojtjes dhe ky dokument tregojnë se sa e shqetësuar është Japonia për ambiciet ushtarake në rritje të Kinës.

”Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut po kontribuojnë në mjedisin më serioz dhe më të komplikuar të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas qeverisë japoneze.

Të enjten, delegatët rusë dhe kinezë iu bashkuan udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Phenian për një paradë ushtarake që shfaqi dronët e sapo zhvilluar të vendit të izoluar dhe raketat me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Fakti që një delegacion rus i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu mori pjesë në paradë ngre shqetësime për rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme