Izrael, protestë ndaj reformës gjyqësore. Gjykata e Lartë njofton se do të shqyrtojë anulimin e ligjit në shtator

Botë | 3 vite më parë

Kryeqyteti i Izraelit Tel Avivi u përfshi përsëri nga protestat kundër reformës gjyqësore të miratuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu. 

Me flamuj e pankarta kundër reformës, mijëra izraelitë u mblodhën në Bulevardin Rothschild, një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit Tel Aviv, duke brohoritur “demokraci, demokraci”.

Disa protestues hodhën pishtarët e tyre të ndezur drejt Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa policia ndërhyri duke përplasur forcërisht me ta dhe hodhi ujë me presion për t’i shpërndarë.

Reformat kontroverse e kanë ndarë vendin në dysh dhe kanë nxitur njërën prej lëvizjeve më të mëdha protestuese në historinë e këtij shteti.  Projektligji i heq autoritetin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë nëse ajo konsideronte se “nuk i shërbenin interesit publik, ishin të paarsyeshme ose krijonin konflikt interesi”.

Koalicioni qeveritar i Netanyahut, i cili përbëhet nga partia e ekstremit të djathtë dhe ajo ultra-ortodoks, argumenton se ndryshimet nevojiten për të siguruar një pushtet më të baraspeshuar mes zyrtarëve të zgjedhur dhe gjykatave. Megjithatë, Gjykata e Lartë e Izraelit ka njoftuar se do të shqyrtojë kërkesat për anulimin e ligjit në shtator.

Gazetar Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme