Rusia do furnizojë me grurë falas Afrikën

Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë të enjte se Rusia është në gjendje që të zëvendësojë eksportet e grurit të Ukrainës në Afrikë.
Gjatë fjalës së tij në një samit të liderëve afrikanë në Shën Petersburg, Putin u shpreh se Moska do të ishte gati të fillojë furnizimin me grurë falas për gjashtë vende afrikane brenda tre deri në katër muajsh.
Presidenti rus tha se si Burkina Faso, Zimbabet, Mali, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Eritrea do të merrnin nga 25,000-50,000 ton për shtet.
Më herët mediat ndërkombëtare kishin raportuan për një plan rus, ku Katari do të paguante çmimin, ndërsa Turqia do të siguronte që eksportet ruse grurit të mërrinin në vendet afrikane, por asnjëri nga shtetet nuk e pati konfirmuar këtë raport.
Në korrik Rusia u largua nga marrëveja e Stabolli për eksportet e gurit ukrainas, pasi tha se ndryshe nga sa ishte rënë dakord, eskportet ukrainase nuk po mbërrinin në vendet e varfëra dhe se shtetet e pasura po i merrinin ato në kundërshti me marrëveshjen.
Në vitin 2022, Rusia eksportoi 11.5 milionë tonë drithë në Afrikë, dhe në gjysmën e parë të këtij viti ka eksportuar pothuajse 10 milionë tonë.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




