Greqia në ‘luftë’ me zjarret për më shumë se një javë, dëmet në pronë dhe në mjedis të pallogaritshme

Botë | 3 vite më parë

Në tre fronte, konkretisht në Rodos , Korfuz dhe Karistos , vijon beteja e zjarrfikësve me flakët. Që nga mëngjesi, mjetet ajrore kanë nisur sërish punën ndërsa shkatërrimet e shkaktuara nga zjarret  veçanërisht në ishullin Rodos, janë të pallogaritshme.

Zjarri është në zhvillim të plotë edhe në Korfuz, ku vendbanimet në Lutses , Palia Perithia dhe Lavki përballen me rrezikun më të madh. Shqetësimi shtohet edhe nga fakti se gjatë ditës në ishull pritet të ketë erëra.

Ndërsa në Karistos , po bëhen përpjekje për të mbajtur flakët larg fshatrave Panochori dhe Platanistos. Ndërsa ekspertet thonë se dëmet në pronë dhe në mjedis janë të pallogaritshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme