Kriza e drithit/ Rusia: Nuk pranojmë bisedime për rifillimin e marrëveshjes

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Vershinin ka deklaruar se Moska nuk do të zhvillojë bisedime për rifillimin e marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të parandalonte krizën globale ushqimore duke lejuar eksportimin e sigurt të grurit të bllokuar nga lufta në Ukrainë.
Ndërsa Rusia bëri të ditur se do të tërhiqej nga marrëveshja.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje Rusisë që të rikthejë në fuqi marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar transportin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.
Gjatë fjalimit të tij në hapjen e një takimi të nivelit lartë për ushqimin në Romë, Guterres tha se uria në botë do të përkeqësohet nëse marrëveshja nuk rinovohet, transmeton Al Jazeera.
Ndërkohë gjatë një vizite në Kenia dhe Somali, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit do të trajtojë çështjen se si dalja e Moskës nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi do të dëmtojë shtetet afrikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




