Ndryshimet klimatike, SHBA dhe Kina pritet të thellojnë bashkëpunimin

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, superfuqitë nënshkruese të Konventës për Ndryshimin e Klimës, të Kombeve të Bashkuara, pritet të thellojnë bashkëpunimin për të luftuar ngrohjen globale, pasi Pekini ka bërë një sërë përparimesh në këtë drejtim.
Duke kontribuar me 25 % të sipërfaqes së gjelbër të shtuar në botë, Kina ka marrë edhe drejtimin e ndërtimit të qyteteve ekologjike.
Në kuadër të Konventës të OKB-së, Pekini ka ndërtuar sistemin më të madh të prodhimit të energjisë së pastër në botë, ku përfshihet energjia ujore, diellore dhe ajo e erës. Qeveria kineze ka investuar thuajse 14 miliardë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës mjedisore me qëllim ruajtjen e mjedisit, ndërsa është bërë edhe shteti numër një për prodhimin e paisjeve të energjisë së pastër. Vetëm për vitin 2022, shitjet e automjeteve elektrike arritën në 68.9 milionë, duke shënuar një rritje prej 93.4 % krahasuar me vitin 2021.
Sipas disa raportesh, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për çështjet klimatike John Kerry, i cili vizitoi Kinën disa ditë më parë, ka thënë se pati bisedime shumë harmonike e të frytshme me palën kineze dhe tha se do të punojnë më ngushtë pas samitit të ardhshëm.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




