Dalja nga marrëveshja e grurit/ Putin akuzon Perëndimin për arrogancë: S’përmbushën kërkesat tona

Presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar dështim të Perëndimit për të përmbushur kërkesat e Moskës për të zgjatur iniciativën e “Detit të Zi” të ndërmjetësuar nga OKB-ja. Ai e ka cilësuar sjelljen e Perëndimit një arrogancë dhe paturpësi.
“Vetëm arrogancë dhe paturpësi e plotë. Premtime dhe muhabet boshe. Dhe ata vetëm e kompromentuan veten me këtë”, tha Putin gjatë një takimi të largët me anëtarët e qeverisë të transmetuar të mërkurën.
“Autoriteti u minua, ndër të tjera, i udhëheqjes së sekretariatit të OKB-së, i cili në fakt vepronte si garantues i marrëveshjes së grurit. Perëndimi ka bërë gjithçka për të prishur marrëveshjen e grurit”, ka theksuar Putin.
Sipas Putinit, Moska do të shqyrtojë mundësinë e kthimit në marrëveshje nëse të gjitha parimet në të, pa përjashtim, merren parasysh dhe zbatohen.
“Vazhdimi i marrëveshjes së grurit në formën në të cilën ekzistonte ka humbur çdo kuptim. Kjo është arsyeja pse ne kundërshtuam zgjatjen e mëtejshme të kësaj të ashtuquajture marrëveshje.
Duhen hequr të gjitha pengesat për bankat ruse, institucionet financiare që ndihmojnë furnizimin me ushqime dhe plehra. Kjo përfshin lidhjen e tyre të menjëhershme me sistemin ndërkombëtar të shlyerjeve bankare SUIFT.
Nuk kemi nevojë për premtime dhe ide në këtë drejtim. Ne kemi nevojë për plotësimin e këtyre kushteve”, shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




