Lufta në Ukrainë/ Rusia sulmon rajonin e Odesës për të dytën natë radhazi

Botë | 3 vite më parë

Rusia ka sulmuar rajonin e Odesës në orët e para të mërkurës, bombardimi i dytë radhazi.

Moska i konsideroi sulmet si hakmarrje për sulmin në urën e Krimesë që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë.

Ndërkohë, një diplomat i lartë rus tha se Moska do të jetë e përgatitur të kthehet në marrëveshjen kritike të grurit të Detit të Zi nëse kërkesat e saj plotësohen nga partnerët ndërkombëtarë.

Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesa-s, u bëri thirrje njerëzve të mos u afrohen dritareve.

“Mos iu afroni dritareve, mos filmoni ose shfaqni punën e forcave të mbrojtjes ajrore. Të gjithë banorët e Odesa Oblast të strehohen”, tha Kiper në faqen e tij në Telegram të mërkurën.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha se Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, me të cilin u takua praktikisht të martën, diskutoi “nevojën urgjente për municion” të Kievit. Aleatët e Kievit po përpiqen t’i sigurojnë Ukrainës municionin e nevojshëm për kundërsulmin e saj të zgjatur, thanë zyrtarët./CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme