Izraeli njeh Saharanë Perëndimore si pjesë të Marokut

Botë | 3 vite më parë

Qeveria e Marokut ka bërë të ditur se Izraeli ka njohur sovranitetin maroken mbi territorin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore.

Sipas qeverisë së Marokut, Izraeli po mendon të hapë një konsullatë në Dakhla.

Në një deklaratë për mediat pallati mbretëror i Marokut shpjegoi se qëndrimi i Izraelit ishte shprehur në një letër drejtuar mbretit Mohammed VI nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Maroku ka pasur kontrollin mbi këtë territor por me pak njohje ndërkombëtare, që nga viti 1975, pas përfundimit të sundimit kolonial spanjoll. Por një lëvizje separatiste, e mbështetur nga Algjeria, ka kërkuar prej kohësh një shtet të pavarur, transmeton Al Jazeera. 

Nga ana tjetër, Maroku pretendon sovranitetin mbi Saharanë Perëndimore, por vende të tjera mbështesin lëvizjen separatiste.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme