Bota nën “kthetrat” e të nxehtit, temperaturat pritet të thyejnë rekordet këtë javë

Botë | 3 vite më parë

Pjesa më e madhe e Europës jugore po përballet me të nxehtin ekstrem, ndërsa është paralajmëruar se temperaturat mund të shënojnë nivele rekord në vende si Italia, Greqia, Turqi por edhe në Ballkan.

Mediat italiane kanë raportuar se temperaturat mund të shkojnë në 47 gradë Celcius këtë javë, ndërsa rekordi i Europës ishte 48.8 gradë regjistruar në Sicili në gusht të 2021-it.

Autoritetet italiane kanë aktivizuar alarmin e kuq për 16 qytete, ndërsa në La Palma, pjesë e ishujve spanjolle të Kanaries, javë evakuuar rreth 4 mijë banorë si pasojë e një zjarri që ka rënë atje.

Edhe Kina po përjeton temperature shumë të larta.

Të hënën termometri shënoi 52.2 gradë celcius në Shinxhiang. Në jugperëndim të SHB-së miliona persona janë paralajmëruar të marrin masat për të përballuar të nxehtin.

Të dielën, termometri shënoi 53.9 gradë Celcius në Kaliforni, ndërsa temperature më e lartë e shënuar në tokë ka qenë 56.7 gradë celcius.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, kushtet e motit ekstrem që vijnë si pasojë e ngrohjes globale për fat të keq po kthehen në normale.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme