Një tërmet i fuqishëm godet Alaskën, pas tij edhe dy tërmete të tjerë çka shkaktoi frikë për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës rihter ka goditur gadishullin e Alaskës në orët e para të kësaj të diele.
Autoritetet ndërkohë lëshuan një paralajmërim për cunami për krahinat në afërsi të epiqendrës së tërmetit, që ndodhej rreth 88 kilometra larg qytetit Sand Point, duke e çaktivizuar më pas këtë paralamërim.
Gadishulli i Alaskës shtrihet në oqeanin paqësor dhe tërmetet atje janë të zakonshme. Qendra amerikane e survejimit gjeologjik regjistroi një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter rreth tre minuta pas tërmetit të fuqishëm, dhe më pas një tjetër me magnitude 3.5 ballë.
Pavarësisht se tërmetet janë të shpeshta në atë zonë, vetëm ato që janë mbi katër ose pesë ballë kanë tendencë të shkaktojnë dëme.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




