Putin kërcënon: Nëse Ukraina përdor bomba thërrmuese, njësoj do veprojmë dhe ne

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina i përdor ato.
“Sigurisht, nëse ato përdoren kundër nesh, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime reciproke,” tha Putin.
“Armët shpërthyese, të cilat lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla në një zonë të gjerë, janë të ndaluara në mbi 100 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, por Rusia ka një “stokë të mjaftueshme”, shtoi presidenti rus.
Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja janë ndër vendet që shprehën shqetësimin për furnizimin me bomba të Ukrainës, pasi sipas tyre, rreziku që paraqesin për civilët, është mjaft i lartë.
Nga ana tjetër, SHBA thotë se ato janë të nevojshme sepse rezervat e armëve të Ukrainës po pakësohen.
Bombat thërrmuese zakonisht lëshojnë shumë bomba më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë. Bombat e pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë me vite përpara se të shpërthejnë.
SHBA thotë se ka marrë garanci me shkrim nga Kievi se trupat ukrainase nuk do të përdorin armët në Rusi apo në zonat urbane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




