Samiti i ministrave të financave të G20-ës, Yellen kërkon intensifikim të ndihmës për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

Sekretarja amerikane e thesarit, Janet Yellen është shprehur gjatë samitit të ministrave të financave të GF20-s të mbajtur në Indi, se rritja e ndihmës për Ukrainën është e vetmja mënyrë për të ndihmuar ekonominë botërore.

Sipas saj, prioritet kyç është dyfishimi i mbështetjes për Ukrainën që ajo të mbrohet nga Rusia. Jellen, e cila në shkurt të këtij viti vizitoi kryeqytetin Kiev të Ukrainës, u shpreh se gjatë asaj vizite kishte parë ndryshimin e madh që po mundësonte ndihma e huaj si për civilët ashtu edhe për ushtrinë ukrainase. “Dhënia fund e kësaj lufte është një domosdoshmëri morale. Por gjithashtu është e vetmja gjë e mirë që mund t’i bëjmë ekonomisë botërore, tha Jellen. 

“Uashingtoni do të vijojë të reduktojë aksesin e Rusisë në teknologjitë dhe pajisjet ushtarake të cilat Moksa i ka të nevojshme për të pushtuar Ukrainën”, vijoi sekretarja amerikane e thesarit, e cila gjithashtu theksoi se një nga synimet kryesore të këtij viti për vendet e G20-ës ishte lufta ndaj përpjekjeve të Rusisë për të shmangur sanksionet.

“Koalicioni ynë po ndërtohet mbi veprimet që kemi ndërmarrë gjatë muajve të fundit për të goditur këto përpjekje, shtoi Jellen.

India, e cila kryeson samitin e G20-ës, është përpjekur të mbajë një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, duke refuzuar të fajësuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës, duke kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit por ndërkohë duke rritur ndjeshëm blerjet e naftës ruse.

Gazetare: Elda Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme