Putin: Tanket e Perëndimit në Ukrainë, shënjestra kryesore e ushtrisë ruse

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmërur se armët me të cilat është furnizuar Ukraina nga Perëndimi do jetë objektiv i ushtrisë ruse.

Sipas Putinit, furnizimi me armatim i Kievit nuk do të ndryshojë dot rrjedhën e luftës.

Ai ripohoi gjithashtu qëndrimin e tij se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kërcënonte sigurinë e Rusisë, ndërsa ofrimi i armëve perëndimore vetëm sa kishte përshkallëzuar më tej tensionet globale dhe do të zgjatë konfliktin.

Kur u pyet për vendimin e Francës për të furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi me rreze të gjatë, të cilat mund të udhëtojnë 250 km Putin tha se “po, ato shkaktojnë dëme, por asgjë kritike nuk ndodh në zonën e luftës me përdorimin e tyre”.

Komentet e Putinit erdhën pasi Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se Rusia e kishte humbur tashmë luftën në Ukrainë dhe shpreson se kundërsulmi i vazhdueshëm, megjithëse e ngadaltë, nga forcat ukrainase do ta shtynte Moskën në tryezën e negociatave.

“Putini tashmë e ka humbur luftën. Putin ka vërtet një problem të madh përpara” tha Biden në një konferencë për shtyp me presidentin finlandez Sauli Niinisto në Helsinki.

“Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë luftën në Ukrainë” tha ai.

Biden e përdori gjithashtu vizitën e tij në Finlandë, anëtari më i ri i NATO-s, për t’u zotuar se Ukraina një ditë do t’i bashkohej aleancës, pavarësisht se liderët e NATO-s nuk i dhanë Kievit një afat kohor të anëtarësimit në një samit të aleancës ushtarake perëndimore këtë javë në kryeqytetin lituanez Vilnius. Udhëheqësit e NATO-s kishin shkatërruar shpresat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO, duke thënë se Ukraina do të anëtarësohej kur “të plotësohen kushtet”.

“Nuk ka të bëjë nëse ata duhet apo nuk duhet të bashkohen apo jo. Ka të bëjë me atë se kur ata mund të anëtarësohen dhe ata do t’i bashkohen NATO-s, “tha Biden për Ukrainën.

Komentet e Putinit për shënjestrimin e tankeve perëndimore dhe paralajmërimi për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin ishin përgjigja e tij e parë publike ndaj komenteve të bëra në samitin e NATO-s.

Ai gjithashtu përsëriti kundërshtimin e fortë të Moskës ndaj anëtarësimit të Ukrainës në bllokun e mbrojtjes, duke thënë se kjo do të kërcënonte interesat strategjike të Rusisë.

“Kjo nuk do të rrisë sigurinë e vetë Ukrainës. Dhe në përgjithësi, kjo do ta bëjë botën shumë më të prekshme nga kërcënimet”, tha Putin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme