Përplasja e Putinit me grupin Vagner, çfarë po ndodh me luftëtarët e Prigozhinit

Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar sërish kryengritjen e grupit Vagner, duke theksuar se kjo njësi luftarake nuk ekziston ligjërisht.
Putin është shprehur se për ligjërimin e këtij grupi duhet diskutuar në Dumën ruse.
“Grupi ekziston, por ligjërisht nuk ekziston! Kjo është një çështje më vete që lidhet me legalizimin aktual. Por kjo është një çështje që duhet diskutuar në Dumën e Shtetit, në qeveri. Nuk është një pyetje e lehtë”, ka thënë Putin.
Putin ka theksuar se ai u kishtë dhënë luftëtarëve të grupit Vagner dhe Prigozhinit disa opsione që të zgjidhnin si do të vendosnin pas kryengritjes së dështuar.
“Në njërën anë, në takim dhashë një vlerësim për atë që ata kishin bërë në fushën e betejës (në Ukrainë), dhe nga ana tjetër, për atë që kishin bërë gjatë ngjarjeve të 24 qershorit. Së treti, u tregova atyre, opsionet e mundshme për shërbimin e tyre të mëtejshëm, duke përfshirë përdorimin e përvojës së tyre luftarake”, është shprehur shefi i Kremlinit.
Putin tha se ai u ofroi 35 komandantëve të Ëagner opsione të shumta punësimi, duke përfshirë një nën udhëheqjen e komandantit të tyre.
“Ata mund të ishin mbledhur të gjithë në një vend dhe të vazhdonin të shërbenin dhe asgjë nuk do të kishte ndryshuar për ta. Ata do të udhëhiqeshin nga i njëjti person që ka qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë kohës”, ka shtuar ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




