Britani/ Prezantuesi i njohur i BBC përballet me akuza për blerje imazhesh seksuale nga të mitur

Botë | 3 vite më parë

Një nga drejtuesit kryesorë të lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar, prezantuesi i BBC  Huw Edwards, është pezulluar nga detyra   përballet me akuza se ka paguar për imazhe me përmbajtje seksuale.

Prezantuesi ka mbuluar disa prej historive më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit, duke përfshirë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, dasmat mbretërore, zgjedhjet dhe Lojërat Olimpike Verore 2012.

Gruaja e tij, Vicky Flind, reagoi duke bërë me dije se ai po përballet me  “çështje serioze të shëndetit mendor” dhe se është shtruar në spital.

Ndërkohë, policia ka përfunduar vlerësimin e tyre për akuzat dhe kanë konstatuar se nuk ka prova për vepër penale, ndërsa BBC ka bërë me dije se tani po rifillon hetimin e saj.

Akuzat u bënë publike nga “The Sun”, që raportoi se prezantuesi ka paguar një të ri në moshën 17-vjeccare për foto eksplicite. Pas kësaj, një person i dytë pretendoi se kishte marrë “ mesazhe kërcënuese ” nga prezantuesi i njohur.

Personi, rreth 20 vjeç, pretendon se ai u kontaktua në mënyrë anonime nga Edwards në një aplikacion takimesh përpara se t’i ushtronte presion për t’u takuar. Edwards më pas akuzohet për dërgimin e mesazheve “kërcënuese” dhe “abuzive”./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme