Protesta në Izrael, shkaku është miratimi i projektligjit që kufizon pushtetin e Gjykatës Supreme

Miratimi i projektligjit që parashikon kufizimin e pushtetit të gjykatës supreme të vendit, ka shkaktuar protesta masive në Izrael.
Protestuesit bllokuan rrugë dhe autostrada këtë të martë në Izrael, pasi një projektligj që do të kufizojë pushtetin e gjykatës supreme u miratua në parim në parlament, duke pasur mbështetjen e plotë të koalicioni qeverisës së ekstremit të djathtë që kryesohet nga kryeministri Benjamin Netanjahu.
Policia, e cila bërë të ditur se kishte arrestuar të paktën 241 persona, ka përdorur ujë për të shpërndarë disa protestues, por në disa raste edhe forcën, duke tërhequr protestuesit zvarrë.
Protesta të tjera janë planifikuar në të gjithë vendin për këtë të martë, përfshi edhe një që zhvillohet në aeroportin kryesor ndërkombëtar Ben Gurion.
Propozimet e koalicioni të Netanjahut për të ndryshuar sistemin e drejtësisë ka shkaktuar protesta të paprecedent në vend, duke tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve perëndimor në lidhje me demokracinë e vendit, si dhe duke dëmtuar ekonominë.
Projektligji i ri, u miratua nen për nen në orët e vona të së hënës. Nëse miratohet në tërësi, dhe hyn në fuqi, mund të kufizojë pushtetin e gjykatës supreme për anulimin e vendimeve të qeverisë, ministrat dhe zyrtarë të zgjedhur.
Gazetare Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




