Erdogan vendos kushte: Na anëtarësoni në BE, që të lejojmë Suedinë në NATO

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka vendosur si kusht anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian në mënyrë që Ankaraja t’i japë dritën jeshile Suedisë për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Erdogan ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për pranimin e Ankarasë në familjen evropiane përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, transmeton Al Jazeera.
Duke folur përpara nisjes së tij të samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, Erdogan është shprehur se Suedia duhej të përmbushte kërkesat e marrëveshjes së arritur midis Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit vitin e kaluar në Madrid, përpara se Finlanda të bëhej anëtare e Aleancës Ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




