Pas dështimit të Vagnerit/ Zelensky paralajmëron një kryengritje të re brenda Rusisë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se në Rusi mund të ketë një rebelim të ri pas asaj që tentoi grupi mercenar Vagner. 

Sipas tij, një kryengritje e re pritet të ndodhë në Rusi dhe ka njerëz që do ta mbështesin atë.

“Ka shenja se mund të ketë një kryengritje tjetër në Rusi, një revolucion. Përveç kësaj, ka shumë njerëz që mund të mbështesin një kryengritje të tillë”, tha Zelensky për Abc Neës, duke komentuar kryengritjen e mercenarëve rusë nga grupi Vagner që ndodhi në 23 dhe 24 qershor në Rusi.

Zelensky vuri në duke gjithashtu se “Putini nuk ka forcë ushtarake brenda Rusisë dhe popullsia civile ruse nuk është e mbrojtur”. Ndërsa shpjegoi se qëllimi kryesor i shefit të Vagner, Yevgeny Prigozhin, ishte të bëhej një “figurë politike” në Rusi dhe se ai ia doli.
“Pse ndaloi? Epo, nuk e di me siguri”, tha Zelensky.

Zelensky vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për vendin e tij, pavarësisht nga ato që ai i quajti sinjale të rrezikshme në politikën amerikane për reduktimin e ndihmës për Ukrainën në një moment kritik të konfliktit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme