Sulm me dron amerikan, vritet një udhëheqës i grupit të Shtetit Islamik në Siri

Një sulm me dron amerikan vrau një udhëheqës të grupit të Shtetit Islamik në Siri disa orë pasi të njëjtat dronë MQ-9 Reaper, u provokuan nga avionë ushtarakë rusë në pjesën perëndimore të vendit. Kjo u bë e ditur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Tre Reapers ishin duke fluturuar lart në kërkim të një militant, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes, kur ata u ngacmuan për rreth dy orë nga avionët rusë.
Menjëherë pas kësaj, dronët goditën dhe vranë Usamah al-Muhajir, i cili po ngiste një motoçikletë në rajonin e Alepos, tha zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht këtë çështje dhe foli në kushte anonimiteti ps përshkruar detajet e operacionit ushtarak. .
Zyrtari tha se al-Muhajir po vepronte në veriperëndim të Sirisë në kohën e sulmit, por ai zakonisht vepronte në lindje.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si ushtria amerikane konfirmoi se personi i vrarë ishte al-Muhajir.
Në një deklaratë të dielën, Komanda Qendrore e SHBA tha se nuk ka indikacione se ndonjë civil është vrarë në sulm. Ushtria po vlerëson raportet se një civil mund të jetë plagosur. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




