Thesaret nga ish-kolonitë, Holanda vendos të kthejë 478 artefakte në Indonezi dhe Sri Lanka

Holanda do t’i kthejë Sri Lankës dhe Indonezisë 478 artefakte të çmuara që janë gerabitur në ato dy vende gjatë periudhës koloniale. Kjo pas kërkesës së paraqitur nga dy vendet.
Ndër objektet edhe një top i bronztë i mbuluar me gurë të çmuar si dhe nga thesari i ashtuquatquajtur i Lombok, që përmban bizhuteri, gurë të çmuar, ar dhe argjent që ushtria koloniale holandeze grabiti në vitin 1894 nga një pallat mbrebtëror në ishullin Lombok të Indonezisë.
Për kthimin e objekteve qeveria holandeze po vepron në pëputhje me rekomadimet e Komitetit që hetoi artefaktet e marra gjatë perudhës koloniale i cili doli në përfundimin se objektet kulturore të grabitura në ish-kolonitë duhet të ktheheshin nëse vendi i tyre i origjinës kërkonte një gjë të tillë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




