Spiunonte për Rusinë/ Ukraina akuzon ish-shefin e shërbimit të sigurisë së Krimesë për tradhti

Botë | 3 vite më parë

Ukraina ka akuzuar Oleh Kulinich, ish-kreun e Departamentit të Krimesë të shërbimit të sigurisë të vendit (SBU), pasi akuzohet se ka spiunuar për Rusinë.

SBU ka bwrw tw ditur se kishte paraqitur një aktakuzë për Kulinich mbi akuzat për tradhti të lartë, akuza për armë, vjedhje, udhëheqje të një sipërmarrjeje kriminale dhe largim të paautorizuar të një njësie ushtarake.

Ai u arrestua një vit më parë pas një operacioni special të SBU dhe Byrosë Shtetërore të Hetimit dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim.

“Ne bëmë të pamundurën jo vetëm për të arrestuar një tradhtar të nivelit të lartë, por edhe për të mbledhur një bazë të fortë provash mbi të cilën gjykata do të mund të jepte një vendim të drejtë. Ky është një sinjal i qartë për të gjithë ata që punojnë për armikun: SBU patjetër do t’ju gjejë dhe do t’ju bëjë të përgjegjshëm për veprimet tuaja, pavarësisht se ku fshiheni“, tha në një deklaratë kreu i SBU, Vasyl Maliuk, transmeton CNN.

Kulinich dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet ruse të sigurisë dhe ka marrë pseudonimin operacional “Kotyhoroshko”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme