Sulmet ndaj shtetit palestinez, Irani: Izraeli ka kryer terrorizëm shtetëror

Irani e ka cilësuar operacionin ushtarak të Izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor si një akt kriminal dhe një shembull i terrorizmit shtetëror.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 9 palestinezë u vranë ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, ndërsa 50 palestinezë të tjerë u plagosën.
“Ky është një akt kriminal dhe një shembull i qartë i terrorizmit shtetëror” u tha gazetarëve në Teheran zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani.
Kanaani tha se palestinezët “nuk kanë kryer asnjë krim, përveç mbrojtjes së të drejtave të tyre ligjore dhe natyrore të njohura”.
Zëdhënësi iranian tha se palestinezët “do t’i imponojnë edhe një herë humbjen” Izraelit.
Ai tha se komuniteti ndërkombëtar është “përgjegjës për sulmin barbar ndaj kombit palestinez”, ndërsa i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të veprojë seriozisht dhe në mënyrë efektive për të ndaluar sulmet izraelite kundër palestinezëve.
“Sulmet e fundit kundër qytetit të pambrojtur të Jeninit kanë treguar edhe një herë se paqja, kompromisi dhe normalizimi nuk janë as frenues dhe as efektiv në mbylljen e makinës së luftës të regjimit sionist (izraelit)”, vuri në dukje Kanaani.
Operacioni i fundit ushtarak izraelit erdhi vetëm disa ditë pasi udhëheqësit e Xhihadit Islamik me bazë në Gaza dhe grupeve të Hamasit, Ziad Nakhalah dhe Ismail Haniyeh, vizituan Teheranin dhe zhvilluan bisedime të gjera me zyrtarë të lartë iranianë.
Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit mes bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.
Gati 190 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën 25 izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulme të veçanta gjatë së njëjtës periudhë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




