Hapet në Hagë qendra ndërkombëtare që heton luftën në Ukrainë

Botë | 3 vite më parë

Një zyrë ndërkombëtare për të hetuar pushtimin rus të Ukrainës hapet këtë të hënë (3 korrik) në Hagë.

Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) përfshin prokurorë nga Kievi, BE, SHBA dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Zyra do të hetojë dhe mbledhë prova në një masë që shihet si një hap i përkohshëm përpara krijimit të një gjykate speciale që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për fillimin e luftës në Ukrainë., sipas The Guardian.

Zyrtarët e lartë do të mbajnë një konferencë për shtyp në ICPA në selinë e agjencisë gjyqësore të BE-së, Eurojust, ku pjesëmarrës do të jenë prokurori i përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin, prokurori i ICC-së Karim Khan, ndihmësin e prokurorit të përgjithshëm të SHBA Kenneth Polite dhe komisionerin e drejtësisë të BE-së Didier Reynders.

Thirrjet për një gjykatë speciale për Ukrainën janë shtuar sepse ICC, një gjykatë për krimet e luftës me seli gjithashtu në Hagë, Holandë, nuk ka mandat për të hetuar krimin më të gjerë të agresionit. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme