Trazirat në Francë, gjyshja e Nahelit bën thirrje për qetësi: Mos e përdorni vdekjen si justifikim për dhunë

Gjyshja e Nahel M bëri thirrje të dielën për qetësi, pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.
“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat,”- tha Nadia për BFM TV.
“Po e përdorin vdekjen e Nahelit si justifikim”,- thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.
“Më dhemb zemra”,- tha ajo për paratë e dhuruara për policin që u arrestua pasi qëlloi për vdekje Nahelin të martën. Por, ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.
Ajo thotë se “i vjen inat” pë rata që e ndaluan dhe i vranë nipin, por kjo, sipas saj, nuk do të thotë se i urren të gjithë policët e tjerë.
“Fatmirësisht janë aty”,- thotë ajo, duke theksuar se “beson në drejtësi”.
Teksa përsëriti thirrjen e saj për qetësi dhe ndërprerje të trazirave, ajo shton: “Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera ato që i marrin këta autobusë”. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




